Arsenali e ka filluar me fitore 2-0 sezonin 2024/25 në Premier League, duke mposhtur Wolverhampton Wanderers.
Topçinjtë e nisën furishëm takimin, duke krijuar raste të mira për gol, por që një i tillë erdhi vetëm në minutën e 25-të.
Bukayo Saka bëri disa lëvizje fantastike, duke asistuar te Kai Havertz, me gjermanin që nuk kishte probleme të shënonte.
🚨 Kai Havertz scores his first goal of the season! 🇩🇪 pic.twitter.com/P91pxDsp4A
— Eduardo Hagn (@EduardoHagn) August 17, 2024
Me këtë gol edhe përfundoi pjesa e parë, derisa në të dytën u shënua edhe një tjetër.
Dyshja e Arsenalit që bashkëpunuan tek goli i parë i ndryshuan rolet në minutën e 74-të.
Havertz bëri një pasim të thjeshtë te anglezi, me këtë të fundit që lëshoi një goditje të fuqishme në krahun e djahtë të portierit mysafir, për ta mposhtur më finesë.
Saka doing Saka things ™️https://t.co/nVNre8RMy8
— Gooner Chris (@ArsenalN7) August 17, 2024
Në xhiron e dytë, Arsenali do të ketë punë me Aston Villan, një kundërshtar aspak i lehtë./ D.C