Gaius Julius Cadaesar Octavianus detyron Senatin për ta zgjedhur Konsull. Më vonë, më 27 pes, ai e shpalli Romën perandori, duke u bërë vetë i pari perandor romak; Oktaviani mori emrin Augustus, dhe qëndroi në fron deri në vitin 14 të erës sonë, kur vdiq në moshën 75 vjeçare. Historianët e lashtë thonë se muaji August (gusht) u quajt i tillë për nder të emrit të tij; deri atëherë ky muaj quhej Sextilis (Gjashtë), sepse ishte muaji i gjashtë i kalendarit të lashtë. Gjithashtu, perandori Augustus kërkoi që muaji me emrin e tij të ishte njësoj i gjatë me muajin korrik, Julio, pas emrit të Jul Cezarit – kështu korriku dhe gushti kanë nga 31 ditë. Muaji Sextilis u zgjodh për t’u zevendësuar me Augustus, sepse vinte pas muajit Julio dhe Oktaviani ishte djali i birësuar i Jul Cezarit. HIstoriani latin Macrobius thotë se muaji Sextilis u riemërua August, sepse disa nga ngjarjet më të rëndësishme gjatë ardhjes në pushtet të Oktavianit, përfshi rënien e Aleksandrisë, ndodhën në këtë muaj. Vetë fjala latine “augustus” do të thotë ‘i uruar’, ‘i bekuar’ a i përzgjedhur nga fati ose Perënditë. Në shqip ky muaj quhet “gusht”, fillimish i quajtur “muaji i gjashtë” pastaj “gjashtë “dhe në ndeshje në të folur me “augustus” u bë “gusht”.
Kalendar
1934 – Gjermanët votuan për të bërë Adolf Hitlerin udhëheqësin e tyre (Fyhrer).
1953 – Lufta e Ftohtë: CIA ndihmon rrëzimin e qeverisë së Mohammed Mossadegh në Iran dhe ardhjen në qeveri të shahut Mohammad Reza Pahlavi.
1964 – Grupi Beatles filloi turneun e parë në Amerikën veriore, gjatë të cilit dha koncerte në 26 qytete.
1999 – Në Beograd, dhjetëra mijëra serbëve dolën në rrugë e sheshe për të kërkuar dorëheqjen e presidentit të Republikës Federative të Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviç.
2002 – Helikopteri rus Mi-26 i cili transportonte trupa ushtarake është qëlluar nga një raketë çeçene jashtë Groznit duke lëtë të vdekur 118 ushtarë.
2003 – Përfaqësuesi i posaçëm i Kombeve të Bashkuara në Irak, Sergio Vieira de Mello ishte njëri prej 22 të vrarëve, kur një makinë bombë goditi selinë e OKB-së në Bagdat.