Për herë të parë në historinë e konkurseve botërore të bukurisë, në 2024, u zgjodh një mbretëreshë bukurie e krijuar nga kompjuteri.
“Miss-i Inteligjencës artificiale, IA” i pari në botë është influencuesja virtuale Kenza Layli, e cila fitoi garën kundrejt 1500 konkurrentëve të tjerë virtualë. Miss-i imagjinar me një hixhab të artë u krijua nga Myriam Bessa, themeluesja dhe drejtuesja e agjencisë marokene të IA, Atelier Digital.
A po u vjen fundi modeleve të vërteta?
Një gjë është e sigurt: IA po revolucionarizon industrinë e modës. Marka spanjolle e modës Mango tregon se për koleksionin e ri “Sunset Dream” nuk dolën më modele reale para kamerës. Vetëm veshja në foto është e vërtetë e projektuar në modelet e Ineligjencës Artificiale.
“Inteligjenca artificiale po shkakton ndryshime të jashtëzakonshme në industrinë e modës”, shkruan Max Deëod nga agjencia amerikane e marketingut Reverb, e cila është e specializuar për IA. “Markat si Zara, H&M, Nike, Levi’s ASOS dhe Burberry po tregojnë si IA tashmë po përdoret për të identifikuar dhe përdorur trendet, për të përmirësuar kujdesin ndaj klientit, për të optimizuar kërkimin dhe për të personalizuar sjelljen e blerësve.”
Vetëm një markë po refuzon qëllimisht të ndjekë trendin: Dove. Në një njoftim në maj të këtij viti, kompania, e cila është pjesë e grupit britanik Unilever, premton “të mos shfaqë kurrë imazhe të IA po gra të vërteta dhe të mos përdorë kurrë falsifikimin dixhital që të tregojë pamjen joreale, të shtrembëruar dhe bukurinë ‘perfekte’ pa të meta, që mundësohet nga përdorimi i përpunimit të imazheve.”
Arsyeja: Në një studim të kryer nga grupi i titulluar “Gjendja reale e bukurisë: Një raport global” provohet, se modelet e IA dhe influencuesit e IA vënë nën presion veçanërisht gratë dhe vajzat e reja me pamjen e tyre perfekte. S.B