Javën e kaluar DISNEY publikoi një intro për filmin artistik “Snow White”, me aktorë Rachel Zegler dhe Gal Gadot. Edhe pse filmi është pritur me shumë interes, ai është shoqëruar me polemika të shumta, shkruajnë mediat e huaja.
Gal Gadot, e cila luan rolin e mbretëreshës së keqe, është me origjinë nga Izraeli dhe e ka mbështetur publikisht vendin e saj. Menjëherë pas publikimit të “teaser-it”, Rachel Zegler e cila luan rolin e Borëbardhës e ka shpërndarë në rrjetet sociale.
“Dhe mbani mend gjithmonë, lirinë për Palestinën”, shkroi ajo, koment i cili u interpretua si përgjigje për deklaratat e koleges së saj Gadot.
Komenti i Zegleri ndezi zemërim tek ata që mbështesin Izraelin. Ata e akuzuan atë për antisemitizëm dhe njoftuan bojkot të filmit. Disa të tjerë kanë bërë thirrje tashmë për bojkot për shkak të aktores izraelite Gadot. S.B