KAS ka vendosur hapjen e kutive të votimit për zgjedhjet e Himarës. Pas ankimit të opozitës për parregullsi, KAS vendosi hapjen e kutive për 36 qendra votimi.
Seanca e radhës do të jetë të hënën, në orën 11:00, ndërsa relatori Koli Bele tha se të hënën do merret vendimi.
Nga materialet zgjedhore në kutitë e votimit, opozita kërkon proces- verbalin e mbylljes, listën e zgjedhësve të QV, libri i protokollit të mbledhjeve dhe regjistrin e veçantë. Opozita ka 3 ditë kohë që t’i shqyrtojë. /E.T