Një lojë të përsëritur për të bërë presion me shkarkim punëtorësh për shkak se është kapur në shkelje të ligjit.. Kështu e cilëson deputeti socialist Erion Braçe veprimet e KURUM I cili ka deklaruar se nxjerra e 500 punonjësve është për shkak të vështirësive financiare.
Braçe thotë se KURUM nuk mund ta bëjë më shtetin shqiptar dhe shqiptarët për budallenj dhe kjo lojë e tij duhet të marrë fund.
“Cili ka qene rezultati financiar i KURUM për 6 vitet e kaluara? duke dale nga tërmeti e duke hyre ne rindërtim, shoqëruar me rriten rritje te larte ne sektorin e ndërtimit-privat por edhe te investimeve publike, KURUM nuk ka qene asnjë vit me humbje, me fitim ka qene. Atëherë?! Si ka mundësi?! Ku kane shkuar fitimet?! KURUM e ka bere një here këtë loje, shume me te madhe-me falimentim, ngjarje qe duhet verifikuar sot se a u mbyll ne përputhje me ligjin apo jo; nuk duhet lejuar ta bej me! Veçanërisht duke marre peng punëtorët”, nënvizon deputeti socialist Braçe.
Postimi i plotë i Braçes
Kurum nuk na bën dot për budallenj!
Kurum nuk e merr dot osh ketë vend!
Lodra me faliment-ketë here vështirësi ekonomike, duhet te marre fund!
Kurum pranoi dje se ka ndërprerë punën ne dy prej segmenteve me te rëndësishme, fitimprurëse ne procesin e prodhimit; ka lajmëruar punëtorët për ndërprerje te kontratës dhe për VIJIMIN E PAGESES PER TRE MUAJ TE TJERE-koha e mjaftueshme për lodrat e saj!
Ajo qe me beri përshtypje dje ishte deklarimi për VESHTIRESI EKONOMIKE; pra jo me FALIMENT-ai është konsumuar njëherë, por vështirësi ekonomike!!!
Ouuu po si kështu? CILI KA QENE REZULTATI FINANCIAR I KURUM PER 2018, 2019, 2020,2021, 2022, 2023?
Duke dale nga TERMETI e duke hyre ne RINDERTIM, shoqëruar me rriten rritje te larte ne sektorin e NDERTIMIT-privat por edhe te INVESTIMEVE PUBLIKE, Kurum nuk ka qene asnjë vit me HUMBJE, me FITIM ka qene!
Atëherë?! Si ka mundësi?! Ku kane shkuar FITIMET?!
Shikoni, Kurum e ka bere një here këtë loje, shume me te madhe-me FALIMENTIM, ngjarje qe duhet verifikuar sot se a u mbyll ne përputhje me ligjin apo jo;
NUK DUHET LEJUAR TA BEJ ME!
Veçanërisht duke marre peng PUNETORET!/kb