Roma ka njoftuar zyrtarisht nënshkrimin e lojtarit nga Arabia Saudite, Saud Abdulhamid, si një transferim i përhershëm nga Al-Hilal.
Mbrojtësi i djathtë 25-vjeçar, i cili gjithashtu mund të operojë në të majtë, i është bashkuar verdhekuqve në një marrëveshje të përhershme, që thuhet se arrin një tarifë e garantuar prej 2.5 milionë euro, potencialisht duke u rritur deri në tre milionë me shtesa dhe bonuse të përfshira.
🪑👋🇸🇦 pic.twitter.com/tRhCE4Ompb
— AS Roma (@OfficialASRoma) August 27, 2024
Është një lëvizje historike, pasi Abdulhamid do të bëhet lojtari i parë saudit që do të luajë në Serie A. Ai do të veshë fanellën nr.12 gjatë sezonit të tij të parë në Stadio Olimpico./ D.C