Sulmuesi anësor, Federico Chiesa po udhëton në Liverpool për të përfunduar një lëvizje në Anfield, pas marrëveshjes së klubit anglez me Juventusin.
Më herët gjatë ditës u raportua se Reds kishin arritur marrëveshje personale me Chiesan dhe po negocionte çmimin me “Zonjën e Vjetër”.
Megjithatë, nuk ka vonuar shumë dhe klubet kanë arritur marrëveshjen e transferimit.
Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, marrëveshja është arritur për tarifën fillestare prej 13 milionë euro plus bonuse.
🚨 Federico Chiesa will be in Liverpool TODAY! He’s set to travel to Merseyside.
From the exclusive news on Monday to the here we go. #LFC ❤️🛫 pic.twitter.com/jjbaEmr3Ld
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 28, 2024
Kontrata është katërvjeçare për Chiesan si lojtar i ri i Liverpoolit dhe lojtari është nisur tashmë drejt Anglisë për të finalizuar transferimin./ D.C