Italia është përfshirë nga moti i keq ditët e fundit. Shirat e rrëmbyer dhe stuhitë e erës janë kthyer në shqetësim serioz për banorët në provioncën e Avelinos dhe Pulias, ku raportohet edhe për makina të bllokuara në rrugë.
Sipas asaj që raporton “Corriere Della Sera”, situata më e rëndë raportohet në komunën e Mugnano del Cardinale, ku një përrua përmbyti, një ga rrugët kryesore që lidh komunat Sirignano dhe Baiano.
Aktualisht janë duke u zhvilluar operacionet e restaurimit të arterieve rrugore/kb