Stresi vazhdon të jetë aktiv në rrjete sociale edhe pse prej ditësh policia e Kosovës e kërkon pas sherrit brutal me Medi Isenin.
Ai së fundmi u ka dhënë mundësi të pyesin më shumë përmes opsionit ‘pyetje-përgjigje’ në Instagram.
Njëra nga pyetjet që kishte të bënte me raportin e tij me artistin Noizy, pasi ky i fundit u lirua nga qelia kundrejt garancisë 50 mijë euo.
“Po jau them për herë të fundit…Ky fjali ka dalë më burrë se shumë që më dolën mua, dhe asgjë nuk ka mes nesh përveç se respektit e vëllazërisë takohemi rrallë e përmallë, ia kalojmë aq bukur sa nuk ia keni idenë. Djalë i besës i fjalës dhe mbi të gjitha mundohet veç me të bërë mirë, kjo është e gjitha”, iu përgjigj Stresi. / S.M