Vetëm me një klikim dhe pak para, çfarë duam ne vjen nga ana tjetër e botës në shtëpi. Megjithatë, pas këtij zakoni që është gjithnjë e në rritje, të blerjes online në kompanitë aziatike si Shein, Temu apo AliExpress e të tjera, ka anë të errëta dhe pyetje të cilat nuk marrin përgjigje. Kryesore janë kushtet e punëtorëve apo cilësia dhe përbërjes së produkteve.
Raporte dhe hetime të shumta nga shoqata të ndryshme, duke përfshirë Greenpeace në vitin 2022, kanë zbuluar deri më tani se produktet e tregtuara në veçanti nga gjigantët kinezë mund të përmbajnë në shumë raste materiale dhe substanca toksike që variojnë nga ftalatet tek metalet e rënda.
Substanca të dëmshme për ata që i veshin. Ato mund të shkaktojnë sëmundje të lëkurës. Vëmendja e re ndërkombëtare për të hedhur dritë mbi këto kompani që përmbajnë miliarda artikuj të tregtuar me kosto shumë të ulëta në internet, ka çuar së fundmi në disa hetime dhe operacione gjyqësore. Autoritetet e Seulit kapën qindra produkte dhe pas disa testeve që përfshinin mbi 144 veshje dhe aksesorë ata zbuluan praninë e substancave toksike në disa veshje që tejkalojnë kufijtë e lejuar me ligj.
Pas një inspektimi u vlerësua se produktet nga Shein, AliExpress dhe Temu përmbanin nivele të larta ftalate (madje 229 herë mbi kufirin). Vetë zyrtarët e Seulit kanë nënvizuar se si disa produkte plastifikuese me bazë ftalate mund të ndikojnë në fertilitetin ose lindjet e parakohshme, ashtu si të tjerat mund të jenë kancerogjene./ S.M