Kryeministri Edi Rama ndodhet në Pragë ku edhe u mbajt forumi “GLOBSEC 2024”. Rama ka zhvilluar edhe një bisedë me moderatorin Steve Clemons me temën “Rajoni nën rrethim”: Brishtësia e Ballkanit Perëndimor.
Gjatë këtij bashkëbisedimi kryeministri Rama u shpreh se pas luftës në Ukrainë Bashkimi Europian e ka kuptuar edhe më shumë rëndësinë e Ballkanit Perëndimor.
Gjithashtu ai theksoi se Shqipëria është në anë të paqes dhe përparimit të përbashkët.
“Ne kemi promovuar paqen dhe ndërmora nismën për të vizituar Serbinë. Unë mund të them se Ballkani Perëndimor sot është shumë më mirë. Më duhet të them se nuk shoh më një ndryshim të madh mes nesh dhe Bashkimit Europian, sigurisht ka një hendek të konsiderueshëm që duhet mbushur, por mund të them që ne kemi qenë përherë europian”, tha më tej Rama.
/E.T