Nedim Bajrami është gati për një aventurë të re, kësaj radhe larg Italisë.
Fantazisti kuqezi do të transferohet në Skoci te skuadra e Glasgow Rangers.
Pas negociatave, duket se është arritur akordi mes klubit skocez dhe Sassuolos, teksa Bajrami do të transferohet në kryeqytetin skocez.
Lajmin e ka konfirmuar eksperti i merkatos, Fabrizio Romano në emisionin e tij live në “YouTube”, teksa “Sky” raporton se operacioni do t’i kushtojë Rangers 4 milionë euro, ndërsa lojtari do të firmosë një kontratë 4-vjeçare.
🇦🇱 Welcome to #RangersFC, Nedim Bajrami.
💙 Rangers are today thrilled to announce the signing of Nedim Bajrami from Italian club Sassuolo on a permanent basis, subject to international clearance, for an undisclosed fee.
👉 https://t.co/mNfXVaq6nZ pic.twitter.com/O6cnSTdIcl
— Rangers Football Club (@RangersFC) August 30, 2024
Bajrami mori vëmendjen e shumë klubeve pas performancës fantastike në Europian dhe rekordit të vendosur me golin më të shpejtë në historinë e këtij kompeticioni, pas vetëm 23 sekondash kundër Italisë./ D.C