Declan Rice u ndëshkua me karton të kuq për herë të parë në karrierën e tij në ndeshjen ndaj Brightonit.
Mesfushori i ‘Topçinjve’ ishte ndëshkuar paraprakisht me të verdhë në pjesën e parë pas një ndërhyje të vonshme në Joel Veltman.
Ishte pikërisht Veltman ai i cili ishte përfshirë në incidentin që e përjashtoi Rice me kartonin e tij të dytë të verdhë në këtë takim.
Rice e faulloi Veltmanin, i cili më pas e goditi yllin e Arsenalit duke e hedhur atë në tokë.
Tifozët e Arsenalit kërkuan ndaj gjyqtarit Chris Kavanagh që ta ndëshkojë me të kuq Veltmanin për ndërhyrje të rrezikshme.
Sidoqoftë, Kavanagh në vend të kësaj e përjashtoi Ricen, ndërsa Veltman i shpëtoi të kuqit pas VAR-i nuk sinjalizoi për një të tillë.
https://twitter.com/jasperziggle/status/1829880770695221352?s=46&t=IwIgv0cvEn_E5zmj6z4PwA
Pas përfundimit të ndeshjes, faqja zyrtare e Premier League lëshoi një deklaratë të shkurtër duke konfirmuar arsyen pse Rice u ndëshkua.
“Gjyqtari dha një karton të dytë të verdhë për Declan Rice pasi vonoi fillimin e ndeshjes”, thuhej në deklaratë.
Një lojtar i cili godet topin për të humbur kohë ose për ta parandaluar kundërshtarin të ekzekutoj ndonjë rivënie apo ndërprerje gjithmonë është ndëshkuar me karton të verdhë në Premier League/ D.C.