Nëntë muaj para zgjedhjeve të përgjithshme Parlamentare opozita vijon të jetë pa ide të qarta. Berisha, Bardhi dhe Meta kanë në duar dy partitë më të madha opozitare, por ende janë larg në bashkëpunim. Dalja me një listë për përbashkët në zgjedhje, që mund t’i maksimalizonte mandatet e deputetëve bllokut opozitar është në kufijtë e së pamundurës. Asyet se përse treshja opozitare është në mërrëdhënien dashuri-urrejtje.
Opozita ka ende mundësi garimi, por edhe vetë është e bindur se në zgjedhje do të shkojë e sakatuar nga përccarja, mungesa e frymëzimit dhe pamundësia për të llogaritur maksimalizimin e votës. Nga njëra anë është një mazhorancë solide, dhe nga ana tjetër kemi një opozitë me shumë koka që nuk takohen në një. I vetmi ndryshim është se PD-ja ka marrë vulën dhe logon, e cila për dy vite iu hoq nga duart dhe mbeti në “kasafortën” e Lulzim Bashës që u “vetëshpall” kryetar i PD-së, por pa elektorat. Tashmë ajo vulë ka shkuar tek i zoti, ndonëse i zoti është në arrest shtëpie i hetuar nga SPAK-u shqiptar dhe i izoluar ndërkombëtarisht nën sanksionin e “non gratave: të shpalluara nga SHBA dhe Britania e Madhe. Berisha ende kontrollon nga shtëpia PD-në, por jo plotësisht, fatori Gazmend Bardhi brenda PD-së së Berishës është domethënës, ccka e bën subjektin më të madh opozitar të drejtuar nga dy koka që jo gjithnjë janë në një linjë. Arsyet e ndarjes janë shumë, por një prej tyre është Ilir Meta…
Partia e Lirisë është partia opozitare e dytë pas Partisë Demokratike që në Kuvendin e Shqipërisë ka më shumë deputetë. Dhe jo vetëm në Parlament, por edhe në Këshillat Bashkakë, që prap së prap ka një fuqi politike edhe në terren. Dihet që Ilir Meta është mik i Berishës në ditët e vështira, por jo se Meta mund të lëshoj pe për të fituar Berisha dhe duke zhvendosur veten e vet. Megjitahtë Meta duhet të fitojë me Berishën. Duke qenë se Berisha ndodhet në “arrest shtëpi” që nuk i dihet edhe për sa kohë, Meta i duhet të komunikojë me Gazmend Bardhin, numrin 2 të Partisë Demokratike. Por Meta me Bardhin nuk është se kanë një marrëdhënie të mirë, madje Meta e ka atakuar Bardhin për dakordësinë që dha për Reformën Zgjedhore në korrikun që lamë pas. Meta duhet të bëhet gati sikurse dhe Bardhi që të ndërtojnë ura të reja komunikimi bashkëpunimi për zgjedhjet e ardhshme. Kodi i ri Elektoral nuk lejon koalicioni pas zgjedhore duke mos lejuar kështu që të maksimalizohetn edhe votat, kështuqë do të gjendet gjuha për tu futur në një listë. Po si mund të dakordësohen tre liderë në “dy parti”? Nëse de facto lider i PD-së do ishte Berisha (pa Gazmend Bardhin e domosdoshëm nëpër këmbë), do e kishte shumë më të lehtë që të merrej vesh me Ilir Metën. Një listë e përbashkët kandidatësh për deputetë mes PD-së së Berishës dhe PL-së së Metës nuk do ishte aspak ccudi. Po faktori Bardhi brenda PD-së nuk duhet anashkaluar. Ai iu bashkua Berishës pikërisht në momentet kur lideri i përjetshëm i PD-së kishte më shumë nevojë. Bardhi nuk shkoi vetëm por me një numër të madh deputetësh, ccka i dhanë Berishës të përfaqësohej institucionalisht në Parlament dhe të bëhej faktor i domosdoishëm e gati imponues edhe për Ramën. Meqë Berisha u stregua tek LSI në zgjedhjet e fundit lokale, me shumë gjasa Meta do të strehohet zyrtarisht tek Partia Demokratike e Berishës, që në terren do të udhëhiqet nga Gazmend Bardhi. Ky i fundit është ambicioz në partinë që e thirri Berisha dhe me shumë deputetë nga pas, çka do ti jap rëndësi drejtimit të fushatës zgjedhore. Megjithatë, deri në mbajtjen e zgjedhjeve na ndajnë disa muaj, dhe Meta po shfaq teori garancie çdo ditë për partinë e vet dhe nuk dihet se çfarë do të ndodhë. Por e vetmja për të forcuar opozitën dhe për të luftuar kundër Edi Ramës janë bashkimi i fortë. Nëse ata do të dalin më vete, kjo do jetë fatale për opozitën që në mënyrën e organizimit. Por garancia e Metës për veten lë pak për dyshuar. “Kush e vë në diskutim që unë do të jem kandidat për deputet në kryeqytet, bën gabim të madh dhe besoj se do ta thyej disa herë herësin”, tha Meta. Por ndryshimet në Kodin e ri Elektoral nuk e lejon Metën që të kandidojë në dy qarqe për të marrë edhe një mandat të dytë, meqë ai pretendon thyerjen e herësit. Marrëveshja politike për reformën zgjedhore ka përfshirë edhe këtë ndryshim, i cili ka kaluar në heshtje nga dy partitë më të mëdha. Në zgjedhjet e shkuara, kjo e drejtë ekskluzive u shfrytëzua nga kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi. Për të rritur votat, kryeministri kandidoi në Vlorë e në Durrës dhe në fund zgjodhi të ishte deputet i këtij të fundit.
Kryemadhi kandidoi në Elbasan e në Fier, por e lëshoi mandatin e Myzeqesë, duke futur në parlament dikë tjetër. Heqja e këtij neni nga Kodi Zgjedhor është një lajm i keq për partitë e reja apo ato të vogla, të cilat mund ta kandidonin liderin në zona të ndryshme, për të përfituar nga imazhi i tij e për të grumbulluar mandate në disa qarqe. Pa këtë të drejtë, partitë e reja të cilat kanë të njohur e të fuqishëm vetëm liderin, dhe jo anëtarët e tjerë të skuadrës, do të jetë e vështirë fitorja e mandateve në ato zona ku nuk kandidon kryetari. Kjo taktikë që ju jepte një avantazh kryetarëve të partive të fitonin mandate në disa qarqe rresht e pastaj t’i braktisnin për të futur në Kuvend mbështetës të tjerë të tyre, që nuk kishin fituar drejtpërdrejt, u kritikua nga OSBE-ODIHR. Po ashtu kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha kur shijonte lirinë jashtë katër mureve, në një takim me gazetarët në tetorin e shkuar tha se do të krijohet një koalicion. Berisha tha atë kohë se PD-ja në zgjedhje do të ketë logon që i takon. ”Ne në zgjedhje do futemi pa diskutim me koalicion, por PD do ketë logon që i takon asaj. Ne po ecim, do e mbajë Gjykata e Lartë në mënyrë antiligjore, antikushtetuese, pastaj ne do shkojmë në Strasburg dhe atje kam besim te drejtësia evropiane dhe do fitojmë kauzën tonë të drejtë”, tha Berisha. Po ashtu Gazmend Bardhi ka shprehur siguri për një fitore në zgjedhjet e ardhshme. I vetmi që shihet si i pashpresë në këtë opozitë është Lulzim Basha, i cili jo vetëm që ndihet i braktisur nga depuetetët por tani është në një tratativë për të hapur parti të re, duke u maskuar me krahun e tij të djathtë Enkelejd Alibeajn. Ky i fundit tha se partia e re politike ku ai do të jetë pjesë, do të jetë një formacion kundër ortakërisë Rama-Berisha. “Nuk është lëvizja Alibeaj, as partia Alibeaj. Jemi një sërë kolegësh brenda parlamentit, jashtë parlamentit, pa u marrë me politikën deri tani, të cilët ndjejnë nevojën që një pjesë e madhe e publikut shqiptar sot është e papërfaqësuar. Ortakëria Rama-Berisha, e cila ka dalë në pah sidomos këto javët e fundit. U bënë bashkë te goditja e SPAK-ut, grupi i dialogut, te kodi zgjedhor. Me sa duket janë përsëri bashkë tek komisioni Xhafaj, për të goditur SPAK-un. Ndaj sot, publiku shqiptar, është bindja ime, ka nevojë për përfaqësim”, tha Alibeaj. “Për sa kohë ishim përfaqësuesit legjitim të PD, ajo se çfarë u bë ishte që Partia Demokratike të shndërrohej realisht në një forcë, e cila të kishte simpatinë dhe mbështetjen e publikut, të jepte mbështetje për drejtësinë e re, t’i jepte shqiptarëve të drejtën që të votonin për listat e hapura dhe të sfidonte Ramën. Por Berisha është në ortakëri politike të hapur me Edi Ramën. Ndaj shqiptarët nuk kanë zgjedhje tjetër të ndryshme. Ndaj kam bindjen që duan diçka ndryshe”, tha ai. Edhe pse nuk pranoi të thoshte se cili do të jetë kryetari i këtij formacioni politik, Alibeaj tha se nuk do të riciklohen figurat e vjetra, kur u pyet nëse kryetar i kësaj partie do të ishte Lulzim Basha. Në ccdo palë zgjedhje opozita do e qajë atë “muaj të zi” të shkurtit 2019, kur vendosi djegien e mandateve të deputetëve. Ai veprim i marrë përsipër nga i quajtuari zyrtarisht “kryelider” Lulzim Basha, me mbështetjen e Monika Kryemadhit solli një përmbysje të Kodit Zgjedhor me ndryshime kushtetuese ku PS me mbështetjen e “të ashtëquajtuarve opozitarë” që zëvendësuan deputetët e vetëdjegur sanksionuan se nuk do të ketë koalicione parazgjedhore. Kjo i dogji kartat në duar opozitës e cila edhe pse në numër të madh partish do të duhet të garojnë të vetme. Rama në një lloj mënyre “fitoi në tavolinë” zgjedhjet, duke ditur se PS, pavarësisht konsumit të gjatë qeverisës, vijon të jenë “parti e parë”. BBM-ja nga ana tjetër, Berisha-Bardhi-Meta duhet të rishkpikin veten ccka është e pamundur të ndodhë në këto muaj, kur Berisha as i izoluar fizikisht e politikisht nuk tërhiqet, aq Meta që shëmbi LSI-në e ish-bashkëshortes e po ashtu as Bardhi që ambiciet i ka në kohë shumë më të gjata se të paktën Berisha që në vitin 2025 e ka mundësinë e fundit…! Një opozitë me dy parti të mëdha, por me tre koka të veccuara shkon gati e dorëzuar para PS-së që kontrollohet nga një dorë e vetme, e cila që nga ministrat deri tek anëtarësia e thjesht i binden Ramës që u siguron pushtet.