I dënuari për blerje të votave në zgjedhjet lokale të 2023 Fraedi Beleri, ku kandidonte për kryetar i Bashkisë Himarë, tashmë ka fituar lirinë nga Gjykata e Fierit. Ai do të vijojë karrierën politike si i zgjedhur nga grekët në Parlamentin Europian, por ka premtuar se do të mbajë edhe një këmbë në politikën shqiptare.
Ndërsa avokati mbrojtës i Alfred Belerit kërkonte vazhdimisht leje shpërblyese tek Drejtoria e Përgjishme e Burgjeve për klientin e tij për të marrë pjesë në takimin e radhës në Parlamentin Europian, dje Gjykata e Fieri i dha leje të plotë, duke e nxjerrë nga qelia përgjithmonë. Pas 16 muajve në qeli, dje Beleri ka fituar lirinë. Gjykata pranoi kërkesën e avokatit për lirimin me kusht me argumentin se ai ka kryer 2 të 3 e dënimit. “E pranoi kërkesën gjykata, urdhëroi lirimin para kohe, i mbeteshin edhe 6 javë, respekte për gjykatën, lirimi para kohe me kusht”, tha avokati, që pasi përgëzoi gjykatën ka ironizuar edhe Kryeministrin Edi Rama. “Pronari që i ka çelësat e burgut dha leje pas zgjedhjeve që të dali”, tha avokati i Belerit, Genci Gjyzari. Teksa la qelinë e burgut të Fierit, Fredi Beleri deklaroi se zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë, janë të paligjshme dhe se do të kandidojë sërish nese gjen drejtësi në Strasburg. “Unë jam fitues i zgjedhjeve në Himarë, zgjedhjet që u mbajtën janë të paligjshme. Do ngre zërin në PE për padrejtësitë që bëhen në Shqipëri. Dekreti i Begajt i paligjshëm, shteti intimidoi votuesit. Do flas me Tavon nëse do punojë për Himarën, unë do qëndroj në Athinë e Bruksel. Çështjen e çoj në Strasburg, nëse më nxjerr të pafajshëm do kandidoj sërish për Himarën”, është shprehur Beleri nga dera jashtë burgut. I pyetur nëse do të vijojë karrierën politike në Shqipëri dhe a do të jetë pjesë e garave zgjedhore, Beleri e pranoi se një gjë e tillë do të ndodhë. “Sigurisht! Nëse Strasburgu me nxjerr të pafajshëm, sigurisht që do të kandidoj”, u shpreh ai. Ai tha se do t’i drejtohet Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut. Vendimin e Gjykatës së Fierit, Beleri e konsideron si hapin e parë në rrugën e tij për të gjetur drejtësinë që pretendon. “Pas 16 muajsh izolim, tani jam i lirë dhe krenar, por definitivisht jo i lumtur. Sepse nuk u rivendos shteti i së drejtës dhe demokracia në Shqipëri, nuk funksionuan institucionet, drejtësia nuk u dha ashtu siç duhej. Vendimi i sotëm është vetëm një pikë në oqeanin e drejtësisë që na pret. Lufta ime tani ka filluar. Është e panevojshme të them se do t’i drejtohem Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut për gjithçka që jam gjymtuar nga regjimi shqiptar”, shkruan Beleri.
I dënuar dhe fitues
Beleri që tashmë mban mandatin e eurodeputetit, u dënua me vendim të formës së prerë me 2 vite burg për korrupsion aktiv në zgjedhje. Ish-kandidati i koalicionit “Bashke Fitojmë” u arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 Majit 2023, pasi u kap në flagrancë duke blerë vota. Beleri u gjet fajtor nga Gjykata e Posaçme dhe dënimi u konfirmua në Apel. Edhe pse në qeli, Beleri fitoi zgjedhjet në Himarë, por Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e shpalli mandatin të pavlefshëm. Për shkak të denimit Beleri nuk kreu dot betimin si kryebashkiak i Himares. Teksa vuante denimin në Shqipëri, Fredi Beleri mori mbështetje nga Athina zyrtare dhe në qershor të këtij viti u zgjodh eurodeputet nën siglën e “Demokracia e Re”, të kryeministrit Mitsotakis. Në korrik Beleri u betua në Strasburg me lejen e