Papa Françesku ka vizituar Indonezinë, ku do të qëndrojë për 4 ditë. Politika indoneziane ka forcuar sigurinë përpara mbërritjes së Papës me 9,000 policë dhe zyrtarë ushtarakë që do të vendosen gjatë ditëve të tij të qëndrimit.
Ai është Papa i tretë që viziton Indonezinë, e cila ka popullsinë më të madhe të myslimanëve në botë. Gjatë qëndrimit të tij atje ai do të vizitojë xhaminë kryesore të kryeqytetit, do të takohet me presidentin në largim Joko Widodo dhe do të mbajë një meshë për rreth 70,000 njerëz.
Ekspertët thonë se vizita e Françeskut në Indonezi nxjerr në pah interesin e tij për të thelluar dialogun midis komuniteteve të krishtera dhe myslimane. S.B