Ky është filmi që ka marrë më shumë ovacione deri më tani në Festivalin e Filmit në Venecia! Aktoret Julianne Moore dhe Tilda Swinton u vlerësuan me duartrokitje që zgjatën plot 17 minuta për rolet e tyre në filmin “The Next Door” gjatë së hënës (2 shtator 2024).
Sipas Variety, deri më tani, filmat që kanë marrë më shumë ovacione dhe duartrokitje janë:
“The Brutalist” – Brady Corbet (12 minuta)
“Maria” – Pablo Larrain (8 minuta)
“The Order” – Justin Kurzel (7 minuta)
Trailer-i i “The Next Door”u publikua më 20 gusht. Në film, Moore luan rolin e Ingrid, ndërsa Sëinton të Martha-s. Ato kanë qenë shoqe kur punonin në një revistë në New York, por më pas, ndoqën rrugë të ndryshme në karrierë. Vajzat ribashkohen pasi Ingrid bëhet një autore best seller dhe Martha preket nga kanceri.
“Ingrid bëhet një noveliste e filmat fiction, ndërsa Martha, reportere lufte dhe ato ndahen nga rrethanat e jetës. Pas shumë vitesh pa kontakt, ato takohen sërish në një situatë jashtëzakonisht të çuditshme, por të ëmbël”, thuhet në subjektin e filmit./E.Ç