Vendi ynë, këtë të enjte pritet të jetë në ndikim të masave ajrore relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët, me zhvillim të vranësirave në mesditë. Përgjatë relieveve malore, në orët e mesditës dhe pasdites vranësirat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët. Lokalisht në intervale të shkurtra kohore, reshjet e shiut pritet të jenë në formën e shtrëngatave, shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.
Era parashikohet të jetë nga jugperëndim-jug me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës pritet të fitoi shpjetësi deri në 15m/sek. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 15 deri 33°C;
në zonat e ulëta 16 deri 34°C;
në zonat bregdetare 19 deri 34°C./e.t