Pas suksesit në “Javën e Modës në Costa Rica 2024”, supermodeli Elton Ilirjani ka shkëlqyer në 2 shfaqjet e radhës në “Tokyo Fashion Week”, e zhvilluar përgjatë datave 1-3 shtator.
Ky është eventi më i rëndësishëm i industrisë së modës i realizuar në Japoni, hapja e të cilit iu besua pa diskutim aktivistit dhe filantropistit shqiptar. Ditën e parë ai eci mbi tapetin e kuq me veshje të frymëzuara nga “House of Mua Mua” një brand i lançuar për herë të parë në vitin 2006 nga dizajnerja italiane Ludovica Virga.
Krijimet e Virga fillimisht ishin kukulla me qëllimin e mirë për të ndihmuar balinezët e prekur nga cunamet, ndërsa më pas vazhduan për të mbështetur ekonominë lokale. Sot kjo kompani korr një sukses të jashtëzakonshëm pa e lëkundur synimin, atë të bamirësisë dhe humanizmit.
Kjo është dhe një nga arsyet e forta që “House of Mua Mua” dhe Elton Ilirjani u bënë bashkë në këtë event madhështor të “Tokyo Fashion Week” puna e të cilëve në thelb, përveç të bukurës dhe ngjyrave, është e mbushur plotë dashuri njerëzore.
Në shfaqjen e dytë mbi tapetin e kuq më 3 shtator, Ilirjani shkëlqeu në pasarelë me veshje të OFS dizenjuar nga Cassandra Bailey.
Veshur bukur, me një elegancë të shtuar mbi atë që supermodeli e transmeton gjithmonë në çdo dalje të tij, Old Fashioned Standards kujdeset në mënyrë primare për cilësinë. Jo më kot dhe motoja e tyre është: “Punuar mirë, me dorë, për të qëndruar gjatë gjithë jetës”.
Kalendari i aktiviteteve të ardhshme në të cilat Ilirjani do të jetë pjesëmarrës:
30 gusht- 6 shtator 2024- Seoul Fashion Week, South Korea: 2 ose 3 shfaqje në total
8- 11 shtator 2024- Neë York Fashion Week, me 4 ose 5 shfaqje në total
17-23 shtator 2024- Milano Fashion Week, me 2 ose 3 shfaqje në total
23shtator- 2 tetor 2024- Paris Fashion Week, me 3 ose 4 shfaqje në total
3-15 tetor 2024- disa aktivitete në Tiranë si dhe pjesëmarrës në “Miss Globe”
4-9 dhjetor 2024- Miami Art Basel/ S.B