Daut Gumeni ka folur rreth situatës politike në të cilën ndodhet Shqipëria. I ftuar në emisionin Dekalog të gazetarit Roland Qafoku në Dritare TV, Gumeni tha se opozita shqiptare është në krizë dhe gjithashtu nuk e quan normale daljen e kryetarit të PD në ballkonin e shtëpisë duke qenë se është nën arrest.
– Si e shikoni opozitën shqiptare?
–Për mua një vend që nuk bën opozitë është në krizë. Ata thonë ato që thotë brigadier i tyre. Po ai është brigadier i tyre i përjetshëm, Ai është pronari i asaj partie.
-Ai është kryetari i asaj partie.
– Ai nuk është kryetari, është pronari.
-A është normal arrestimi i zotit Berisha?
-Normale nuk është që ai të lejohet të ulërrasë nga papafingo. Se kur je në arrest shtëpie ka ca kufizime që ai i ka shkelur të gjitha. Gjen ndonje fshatar të mykur nga malet e Austrisë dhe thotë: Më ka takuar ky mua…”
-Jeni duke thënë që PD duhet të gjejë një kryetar të ri?
-Po padiskutim. Se atij i janë plakur dhe mbështetësit, jo më ai vet./kb