Daut Gumeni i ftuar në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në DritareTV tregoi se përse e kërcënoi Edi Paloka popullin me bombë atomike pak ditë më parë.
Daut Gumeni: Dëgjova një çyryk deputet që bënte kërcënime. Ose më jepni pushtetin mua, ose unë do plas bomba atomike. Ai nuk ka as bomba atomike, me se kërcënon unë s’e marr vesh. Kë kërcënon ai? Popullin e vet kërcënon me luftë. Po ai popull e paguan atë. Pse për të lëshuar çyrykllëqe e paguan?! Dhe kur ke njerëz të tillë që vetë brigadierët i ngrenë dhe përpjetë, t’i shohë edhe bota, kjo është lemeri. Politika është për të siguruar jetën dhe paqen, që begatinë ta sjellin me aftësitë e tyre. Kush je ti që kërcënon Shqipërinë me destabilizim?!
Roland Qafoku: Kush është ky se po bëhem kurioz? Për ke deputet e keni fjalën?
Daut Gumeni: Një deputet i PD-së. Është kryetar i Këshillit Kombëtar.
Roland Qafoku: E keni fjalën për Edi Palokën?
Daut Gumeni: Po ai kërcënoi: Ose ma jepni pushtetin mua ose këtu bëhet kiameti. Pushtetin bashkë me ata e pati, ka 34 vjet. Pse foli tani që nuk e bënë më të pushtetshëm dhe nuk ia dhanë? Unë më mirë pëlqej të them që ka qenë i pirë se po të jetë normal, atëherë ne nuk kemi organe drejtësie. Se një qytetar i thjeshtë po ta thotë atë fjalë në sheshin Skënderbej duke qenë i pirë, e marrin policët dhe nuk e dinë kur del./kb