Jo gjithnjë izolimi mund të përkthehet në vështirësi financiare apo bllokim të tregjeve. Ja që koronavirusi mund të lulëzojë edhe në një tjetër fushë, që disa e kanë shfrytëzuar më së miri: ankandet online, kryesisht për gjëra luksoze e super të shtrenjta.
Një çantë Birkin me lëkurë krokodili, e krijuar nga Hermes, pjesë e koleksionit të vitit 2008 u shit për plot 30 mijë paund nga një ankand online i shtëpisë së ankandeve Sotheby’s. Po ashtu, një palë atlete të Chanel X Pharrel, të vitit 2008, u shit nga “Vestiaire Collective” në ankandin në rrjetet sociale, për 3 mijë paund.
Kreu i “Sotheby’s”, David Bennett, është i kënaqur pasi në këtë periudhë pandemie, shitjet online po shfaqin një super performancë.
“Janë kohëra të paprecendeta, po ashtu janë edhe shitjet. Kemi gjetur këtë mënyrë për të mbajtur gjallë biznesin por po rezulton më fitim-prurëse se kurrë” tha ai.
Shumë më herët se sa shfaqja e pandemisë, një çantë Hermes Birkin ishte një investim i mirë, si mënyra e vetme për të mbajtur paratë në tregun financiar.
Përveç interesit, Sotheby’s ka përjetuar këto një rritje, madje një boom të çmimeve online.
Këtë javë ata vendosën një rekord të ri, për një vepër arti bashkëkohore, për shumën e 5.1 milionë paundëve, shifra më e lartë ndonjëherë për shitje online. Ajo ç’ka njerëzit kërkojnë të blejnë në këtë periudhë janë orenditë luksoze dhe orat e bizhutë, sidomos ato në “limited edition”.
Kompania “StockX”, që shet atlete të rralla dhe vërtet të limituara në numër, thotë se shitjet e tyre nuk janë prekur aspak nga pandemia, përkundrazi, ka regjistruar rritje të shitjeve. Edhe christie’s, shtëpia e ankandeve, po përjeton një pranverë “të artë” për nga shitjet, me 890 mijë dollarë fitime në vetëm 2 javë, nga 24 marsi deri më 7 prill.
Ndryshe nga bizhutë apo veshjet, ka edhe biznese që rrezikojnë seriozisht të mbyllen. Të tilla janë dyqanet e kafshëve, për të cilat në këtë periudhë, duket nuk ka aspak interes.