Në 20 shtete të Bashkimit Evropian dhe Zonës Ekonomike ka kaluar piku i rasteve të infektimit me koronavirus. Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve bëri me dije dje se pikun e ka kaluar edhe Britania e Madhe.
Gjithsesi, drejtoresha e ECDC, Andrea Ammon kërkoi nga këto shtete që të mos nguten në heqjen e kufizimeve për qytetarët.
“Heqja e masave shumë shpejt, pa monitorimin e duhur dhe aftësinë e sistemeve shëndetësore, mund të shkaktojë ringjalljen e papritur të transmetimit të qëndrueshëm,” paralajmëroi ajo.
Por ndërkohë që pjesa më e madhe e Evropës ka tjekaluar pikun e infektimeve dhe po planifikon heqjen e kufizimeve, në Shqipëri është duke ndodhur e kundërta. Java e gjashtë e izolimit rezultoi më me shumë infektimeve se javët e mëparshme, çka ka ngritur shqetësim për identifikimin real të virusit në vend.
Autoritetet dhe mjekët shqiptarë nuk konfirmojnë nëse Shqipëria e ka kaluar pikun, për shkak se kubra e infektimeve ka luhatje të shumta.