Në një intervistë për Revistën “Story” në Shqipëri, Këngëtarja e njohur u shprehur se bashkë me DJ Geek nuk e gjetën gjuhën e përbashkët në jetë, ashtu sikurse në punë.

Dafina Zeqiri gjithashtu ka bërë të ditur se ekipi i saj menaxhues “Moneyz Team” në të cilin bën pjesë edhe Geek, është më i rëndësishëm se gjithçka, ndaj kjo është dhe arsyeja pse kanë definuar secili rolet e tyre.

“Mendojmë ta mbajmë ekipin sa më të shëndetshëm sepse ne jemi si familje. Kështu që u desh me i dhënë fund lidhjes për të shpëtuar lidhjen në ekip që për ne është më e rëndësishme”.
