6 raste të reja raportohet se janë konfirmuar gjatë 24 orëve të fundit në Kukës, duke e ccuar numrin zyrtar të të infektuarve në 18. Mësohet se 5 prej të infektuarve janë punonjës të Policisë së Shtetit, ndërsa njëri është person kontakti.
Ditën e djeshme u raportua për rastin e një polici të infektuar në këtë qytet. Ndërkohë që sot konfirmohet se vëllai i tij ka rezultuar gjithashtu pozitiv.
6 rastet e reja kanë ngritur shqetësimin se Kukësi mund të kthehet vatra e radhës e COVID-19 në vend.
Numri zyrtar i të infektuarve gjatë 24 orëve të fundit do të konfirmohet në mesditë nga Ministria e Shëndetësisë.