TomHabks pasi u shërua plotësisht nga koronavisrus ka vendosur të dhuroj gjakun e tij për të ndihmuar nè gjetjen e vaksinës. Këtë e ka treguar vetë çifti. në një postim, ja si u shpreh ai :“Unë dhe Rita, tani jemi mirë, madje shumë mirë”, ka thënë ylli i Forrest Gump që kishte zbuluar se ishte pozitiv me koronavirusin ndërsa ndodhej në Australi për një film biografik për Elvis Presley- ndaj edhe menduam, po tani, çfarë të bëjmë? A ka diçka që mund të bëjmë për të ndihmuar të tjerët? Dhe dolëm në përfundimin se kemi në qarkullim antitrupat e virusit dhe u ofruam të dhuronim gjakun tonë.

Kur u kthyen në Los Angeles, në fund të marsit, bashkëshortët Hanks, u izoluan dhe tani janë shëruar nga Covid 19. Por, nuk e patën të lehtë, mbi të gjitha Rita. Kishim simptoma të ngjashme me gripin – ka shpjeguar Hanks – dhe bashkëshortja ime, Rita, ishte pak më rëndë sepse kishte temperaturë shumë të lartë dhe për thuajse tre javë nuk mundej të ndjente shijen e ushqimit. Sidoqoftë kemi qëndruar të izoluar në mënyrë që askush tjetër të mos e merrte virusin. Pasi frika kaloi, tani është radha e shpresës për të gjetur sa më shpejt një vaksinë për Covid 19.

Dhe nëse gjaku i Hanks dhe bashkëshortes do të kontribuonte për këtë, atëherë aktori nuk ka dyshim, vaksina duhej të mbante emrin e tij. “Po them lart e poshtë se nëse antitrupat tanë do të funksiononin, do të doja që vaksina të quhej Hank-ccine- ka thënë Hanks. Pak ditë më parë, aktori i vlerësuar edhe me një çmim oskar, kishte bërë lajm pasi i ishte përgjigjur letrës së një fëmijë australian që i tregonte se ishte viktimë e bullizmit në shkollë për shkak të emrit të tij, Korona. Pasi mësoi historinë, Hanks i kishte dërguar një mesazh duke e shoqëruar nga makina e tij e preferuar e shkrimit, Corona.
