Gjatë 24 orëve të fundit në Itali janë shënuar 323 vdekje nga koronavirusi, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në vend në 27.628. Në krahasim me raportin e djeshëm, vihet re se sot ka pësuar një ulje të numrin të viktima, pasi ditën e djeshme u shënuan 382 vdekje.
Gjithashtu ditën e sotme është ulur dhe numri i personave të diagnostikuar me Covid-19. Ditën e djeshme u konfirmuan pozitiv me koronavirus 2.091 ndërsa dot janë 2.086, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në vend në 203.591.
Ndërkohë kryeministri Conte ka bërë me dije se Italia do të futet në fazën e dytë më 4 maj, por edhe pas hapjes qytetarët duhet të ndjekin të njëjtat rregulla për tu mbrojtur nga Covid.