Vazhdon të bjerë numri i viktimave nga koronavirusi në Itali. Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 269 të vdekur, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 28.236.
Ndërkohë 1965 persona janë konfirmuar pozitiv me koronavirus, duke e çuar numrin total të të infektuarve në vend në 207.428.
Lajm i mirë vjen gjithashtu edhe për personat që kanë lënë spitalin, të cilët raportohet se gjatë 24 orëve të fundit ka shkuar në 2.304 persona, duke e çuar numrin total të shëruarve në 78.249. Autoritetet italiane bënë me dije se vazhdon të bjerë numri i personave të shtruar në spitale dhe atyre që ndodheshin në terapi intensive.arkiva.fjala.al/