Fillimisht Franca u raportua se kishte regjistruar rastin e parë të koronavirusit në fund të janarit si shumë vende të tjera evropiane. Por të dielën, Profesori Yves Cohen nga spitali Avicenne në Bobigny në Paris, tha se nga arkivat e testeve të një pacienti të shtruar në spital në fund të dhjetorit tregonte se Covid-19 kishte hyrë në vend në fund të vitit 2019.
Profesori Cohen tha se ai dhe kolegët e bënë këtë zbulim tronditës pasi testuan për koronavirus mostrat e marra në dhjetor.
Duke folur për BFM TV, mjeku francez tha: “Ne kemi ri-analizuar të gjitha testet negative për njerëzit me pneumoni.”
“Nga 24 pacientë, gjetëm një që rezultoi pozitiv për COVID-19 në 27 dhjetor, ku dhe u shtrua në Spitalin e Avicenna. “, tha ai.
I pyetur përsëri për të konfirmuar nëse mostrat përputhen me rezultatet e testit të koronavirusit, Profesor Cohen konfirmoi përsëri diagnozën e tij.
Ai vazhdoi, “Po, kjo korrespondonte. Ne kontrolluam dy herë dhe ai përputhet përsëri, kështu që ne kemi COVID-19 në dhjetor. “/Burimi: FR24news/ arkiva.fjala.al/