Kina ka kritikuar ashpër deklaratën e sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, i cili tha se Kina është përgjegjëse për përhapjen e koronavirusit.
CCTV tha përmes një raporti se pretendimi i Pompeos se koronavirusi ka dalë nga një laborator në qytetin e Kinës, Wuhan, “është një gënjeshtër e plotë”.
Kina tha se politikanët amerikanë po mundohen të ‘shtypin’ Kinën në një kohë kur përpjekjet e kësaj të fundit kundër epidemisë janë akoma shumë rrëmujë.
Komentet vijnë një ditë pasi Pompeo tha se “ka sasi të konsiderueshme të provave” se koronavirusi ka dalë nga një laborator i Wuhanit, edhe pse nuk dha më shumë detaje.
Pompeo e ka thënë këtë edhe më herët, edhe pse një teori e tillë është hedhur poshtë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe disa ekspertë shkencorë.
Kina dhe Shtetet e Bashkuara kanë nisur ta akuzojnë njëra-tjetrën për përhapje të dezinformatave në lidhje me origjinën e koronavirusit qysh në muajin mars, kur një zyrtar kinez ka thënë se ushtria amerikane “mund ta ketë sjellë virusin në Kinë”.
Rastet e para me koronavirus janë shfaqur në Wuhan të Kinës në fund të vitit të kaluar dhe, që atëherë, janë përhapur në mbi 180 vende të botës.
Ndërkohë, Covid-19 ka shkaktuar mbi 248.000 viktima dhe ka infektuar 3.5 milionë persona.