Në intervistën që dha dje në emisionin “Hard Talk” të gazetarit Roland Qafoku në “Fjala”, Ilir Meta i dha përgjigje shumë pikëpyetjeve të ngritura mbi qëndrimet e tij politike pas nisjes së pandemisë së koronavirusit.
Kreu i Shtetit mohoi zërat për një marrëveshje të re me kryeministrin Edi Rama dha mesazhe të qarta për Partinë Demokratike, si dhe paralajmëroi se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Këto deklarata dhe shumë të tjera kanë qenë sot temë kryesore në gazetat në vend.
Intervista e Presidentit për “Fjalën” është publikuar në faqet e para të gazetave “Koha Jonë”, “Standard”, “Liberale” dhe “Gazeta Shqiptare”, etj.




