Është arrestuar ditën e sotme në qytetin e Vlorës 37-vjeçari, Denis Hysaj i cili ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikës.
37-vjeçari nga fshati Gjormë i Vlorës është dënuar me 8 vite burg me qëllim ekstradimin drejt shtetit Italian.
Arrestimi është bërë i mundur nga nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Interpol Tirana.
Njoftimi:
“Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të punës intensive për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, si dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, kanë kapur dhe arrestuar provizorisht, me qëllim ekstradimi, shtetasin:
Denis Hysaj, 37 vjeç, banues në fshatin Gjormë, Vlorë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Romës, Itali, me vendimin e datës 16.11.2018, e ka dënuar me 8 vite burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.”