Ditën e sotme do të prishen 18 pallate në Shijak, të cilët u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit. Shembja e banesave është bërë me fadroma dhe jo me shpërthim të kontrolluar.
Në zonë ka shkuar për inspektim edhe kryeministri i vendit Edi Rama i cili shoqërohet nga ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj dhe kryebashkiaku Elton Arbana.
Në total në Shijak janë dëmtuar 10600 banesa, 2900 prej të cilave do të rindërtohen nga e para.