Situata e krijuar nga koronavirusi dhe zhvillimet e rëndësishme politike sic është
Reforma zgjedhore dhe situata e krijuar nga koronavirusi ka bërë që kryedemokrati, Lulzim Basha të mbledhë aleatët. Në takimin që është zhvilluar me dyer të mbyllura janë diskutuar rrugët e reagimit të opozitës në qëndrimet e saj ndaj mazhorancës.
E pranishme në këtë takim drejtuesja e LSI-së, Monika Kryemadhi theksoi se “Ne si opozitë kemi mbaruar me propozimet tona, ne i kemi dorëzuar, ne nuk kemi çfarë të bëjmë më. Ne për 5 pika që kanë qenë kushtet e OSBE/ODIHR kemi dhënë propozimet tona. As kalamajve nuk i shkojmë kaq avazit me nga 5 dëshira”
Nga ana e tij, kryerepublikani, Fatmir Mediu i bëri thirrje qeverisë që ti qëndrojë pranë njerëzve në nevojë që janë më të prekurit nga situata e krijuar.
“Në mungesë të masave të marra nga qeveria kjo do të jetë më e rëndë dhe biznesi është cenuar dhe do vazhdojë të cenohet duke mos pasur vëmendjen e qeverisë. Në tryezë është diskutuar edhe për reformën zgjedhore. Monika Kryemadhi thotë se opozita e ka kryer misionin e saj duke dhënë propozime konkrete, ndërsa është momenti që mazhoranca të reflektojë”, shpjegoi ai.