Ylli i Hollywoodit, Angeline Jolie i ka shkruar një letër krytarit të dhomë së tregëtisë Nancy Pelosi, gjithashtu ajo u bën thirrje të gjithë politikanëve të ShBA-së, se shtresa që ka më shumë nevojë për ndihmë janë ata të cilët nuk mund të furnizohen me ushqim.

“Disa nga fëmijët më të rrezikuar në Amerikë kanë humbur afro 740 milionë vakte ushqimi në shkollë, për shkak të mbylljes që rezulton nga përhapja e shpejtë e coronavirusit. Me prindërit që përballen me punë të humbura, shumë prej këtyre fëmijëve janë të uritur”, u tha ajo në një letër drejtuar Kryetarit të Dhomës, Nancy Pelosi, udhëheqësit të pakicave Kevin McCarthy, udhëheqësit të shumicës së senatit Mitch McConnell dhe udhëheqësit të pakicave të Senatit.