Mjeku Tritan Kalo i ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të tregojnë kujdes, tani që vendi ka lehtësuar masat. Ai ka ka thënë se rritja e rasteve ditën e sotme vjen si pasojë e papërgjegjshmërisë së qytetarëve.
“Unë jo vetëm përmes kronikave televizive por kam zbritur dhe vete dhe kam parë që ndërgjegjësimi është anashkaluar dhe kjo tregohet me rritjen e numrit të rasteve të reja dhe shfaqja e një vatre të re në Kamzë. Shqiptarët duhet t’i respektojnë masat, pasi çdo gjë është në dëm të shëndetit tonë.
Fatmirësisht kapacitetet spitalore nuk janë konsumuar pasi kemi kapacitetet e duhura dhe janë të përgatitura për flukse por e rëndësishme është të mos kemi shtim fluksesh, nuk duhet të testojmë sistemin shëndetësor, por duhet të testojmë veten tonë. Nuk ka një bazë ndaj këtij virusi ne ende nuk kemi një imunitet të vazhdueshëm, ndaj popullatës së imunizuar dhe të paimunizuar dhe nuk është gati akoma vaksina”, tha Kalo në Abcnews.