Trupat e viktimave të koronavirusit janë parë të shtrirë nëpër rrugët e kryeqytetit të Ekuadorit, në një kohë kur ishte njoftuar se pandemia nuk ka arritur akoma në Amerikën Latine.
Ekspertët e mjekësisë ligjore u panë teksa merrnin kufomën e një burri 65-vjeçar, i cili dyshohet se ka vdekur nga koronavirusi.
Ekuadori ka më shumë se 30.000 raste të konfirmuara me Covid-19 dhe
Ekuadori është vendi i tretë tretë më shumë i prekur pas Brazilit me 7,921 viktima dhe 114,715 raste, dhe Meksika e cila ka regjistruar 2,271 vdekje dhe 26.025 raste.
Disa vende, përfshirë Ekuadorin, Kolumbinë dhe Republikën Dominikane, kanë zgjatur masat e tyre të bllokimit në përpjekje për të ndaluar përhapjen e virusit.
Organizata e Shëndetit Pan Amerikan (PAHO) u ka kërkuar qeverive të jenë ‘të kujdesshëm’ kur fillojnë të lirojnë kufizimet, duke paralajmëruar që transmetimi i virusit mbetet ‘shumë i lartë’ në Brazil, Ekuador, Peru, Kili dhe Meksikë.arkiva.fjala.al/Burimi:DailyMail



