Daniel Alves është një nga ata futbollistë që ka spikatur në të gjitha skuadrat që ka luajtur, ndërsa jashtë fushës me “look” e tij të guximshëm dhe të dashurat modele, ishte “gjahu” kryesor i revistave. Anësori teknik brazilian numëron 37 vjet mbi supe në një karrierë elektrizuese, por numëron më shumë tituj sesa vite jetë!
Numri i titujve të fituar është në total 43 nëse numërojmë dhe kupat e fituara me Bahia dhe botërorin e Futbollit për kombëtaret deri në 20 vjeç. Por edhe nëse llogarisim trofetë e fituar me “të rriturit” Daniel Alves arrin në një shifër impresionuese. 40 kupa dhe po kaq medalje me ekipe si Sevilla, Barcelona, Juventus, Paris Saint Germain, dhe përfaqësuesen e Brazilit.
Ai është i pari futbollist që ia del të marrë 9 kampionate(6 spanjolle, nëj italian dhe dy francezë). Por jo vetëm kaq. Braziliani ka fituar 8 kupa kombëtare, 7 Superkupa kombëtare, dy kupa UEFA, 3 Champions League, 4 Superkupa Europiane, 3 botërorë klubesh me Barcelonën, 2 Copa America dhe 2 Confederations Cup.