Botërori i skuadrave të ushtarakëve të kualifikuar në turneun special, konsiderohet nga shumë njerëz si vatra kryesore e pandemisë së coronavirus. Si për t’i dhënë zë edhe atyre hipotezave më kontroverse, shërbeu një anëtar i ekipit të sportit të Italisë që ishte prezent në qytetin e bukur të njollosur nga fama e keqe prej 6 muajsh.
“Në botërorin e Wuhan u sëmurëm të gjithë, ishim 6 persona në apartament dhe të gjithë vuajtëm simptoma. Njësoj si ne të Italisë, ashtu dhe delegacione të tjera sportive, aq sa në qendrën shëndetësore kishin mbaruar edhe furnizimet me ilae gripale”. Këtë akuzë nuk e bën kushdo, por skermisti Matteo Tagliariol, italiani që përdori shpatën në dyluftimet sportive, por u kthye në Apenine, me covid-19 në trup.
“Kisha temperaturë të lartë që në atë turne dhe më vazhdoi për thuajse 3 javë kur u ktheva së bashkë me kollën e fortë. Antibiotikët që mora nuk më bënë asgjë, e për më tepër ia transmetova virusin djalit tim dhe partneres. Nuk jam një mjek por simptomat që kisha, ishin të gjitha të Covid-19” tha sportisti Matteo Tagliariol. arkiva.fjala.al/