Duket se sezoni aktual edhe pa zbarkuar coronavirus, nuk ishte optimal për realin e Madridit dhe pezullimi i La Liga i ka ngrirë edhe shpresat e Blancos për të marrë titullin. Por presidenti i Real Madridit, Florentino Perez po planifikon të nisë një projekt të ri të klubit gjatë dy viteve të ardhshme, diçka që qarkullon online në forume, dhe që po entuziazmon tifozët.
Pas suksesit në epokën ku skuadra e tij u pagëzua me pseudonimin “Galaktikët” dhe pas një tjetër periudhe të suksesshme me fitoren e katër titujve të Champions League në pesë vitet e fundit, tani biznesmeni spanjoll synon një të tretë.
Projekti i ri “merengues” do të ndërtohet në dy investime të mëdha. Fillimisht me rinovimin e impiantit Santiago Bernabeu e kthimin e stadiumit në një projekt futuristik që do gjenerojë miliona Euro dhe me funksion 24 orë, dhe më pas me nënshkrimin e yllit të PSG, Kylian Mbappe. Florentino planifikon të transferojë Mbappe në verën e vitit 2021, dhe të nisë punën për rinovimin me qëllimin që të përfundojë në 2022. Mbappe pritet të kushtojë mbi 200 milion Euro ndërsa punimet e reja në stadium mund të arrijnë gati 800 milion Euro, shumë që do të mbulohet nga kreditorët dhe bankat tashmë janë në radhë.