Kryeministri Edi Rama dhe ministri Blendi Gonxhja inspektuan punimet në Galerinë Kombëtare të Arteve.
Punimet restauruese që po kryhen synojnë zgjerimin me hapësira të reja për ekspozita, ruajtjen dhe digjitalizimin e veprave, salla të dedikuara për skulpturë, pikturë, vizatime dhe qeramikë.
Janë kryer rreth 40% e punimeve. Po punohet edhe në objektin e ri dhe në objektin e vjetër. Sipërfaqja e aktiviteteve dhe eventeve është 10-fishuar, sipërfaqja e ekspozitave është trefishuar, sipërfaqja e arkivave dhe konservimit është 4-5-fishuar. Kemi sistemin kundër zjarrit, sistemin e ri të kondicionimit”, tha ministri Gonxhja gjatë inspektimit./ S.M