Këngëtari pioner i muzikës Rock’n’Roll, Little Richard, është ndarë nga jeta në moshën 87-vjeçare. Lajmin e konfirmoi familja e tij.
Ndër hitet e Little Richard përmendet Good Golly Miss Molly, kënga numër 1 e viteve ’50-’60. The Beatles, Elton John dhe Elvis kanë cituar Little Richard si influencuesin e tyre në muzikë.
Këngëtari, lindur në Gjeorgji si Richard Wayne Penniman, ishte ndër të parët që krijoi një grup muzikor të muzikës Rock’n’Roll. Këngëtari ka shitur 30 milionë disqe në mbarë botën ndërsa njihej për performancat e gjalla skenike.
Ishte më i vogli ndër 12 fëmijë dhe nisi të këndojë vetëm sepse donte të ishte ndryshe nga vëllezërit dhe motrat e tij./arkiva.fjala.al/
