Është ulur numri i vdekjeve nga koronavirusi në24 orët e fundit në Itali. Të dhënat e Emergjencave Civile në vendin fqinj tregojnë se krahasuar me një ditë më parë numri i viktimave ka pësuar një ulje të lehtë, pasi ditën e djeshme u regjistruan 243 vdekje ndërsa sot numri ditor ka shkuar në 194.
Shifrat e rasteve të reja më Covid-19 gjithashtu janë ulur, pasi në 24 orët e fundit janë regjistruar 1.083 të infektuar, ndërsa dje u konfirmuan 1.354 pacientë të prekur nga Covid-19.
Që prej katër majit Italia ka hyrë në Fazën 2 të pandemisë duke bërë edhe rihapjen e shumë bizneseve, si dhe lëvizjen e qytetarëve nga shtëpitë pas 2 muajsh në izolim./arkiva.fjala.al/