Një sezon si ky në futbollin kontinental nuk ishte verifikuar kurrë më parë, dhe me të gjitha gjasat, gjurmët e pandemisë do të mbeten edhe për shumë kohë pasi të ketë kaluar. Në serie A, edhe gjigantët ekonomikë duan ulje, e këtu nuk bëjnë përjashtim platforma si Sky apo DAZN. Këto e të tjerë palë nuk kanë derdhur këstin e radhës të pagesës, një shumë “modeste” 233 milionë Euro që është jetike për skuadra si Sassuolo, Parma apo Brescia.
Në rrugën e rikthimit ka një “postobllok” serioz. Mes Ligës italiane të përfaqësuar nga Paolo del Pino dhe aksionerëve të platformave televizive ka divergjenca për pagesat, pasi ata duan ulje nga kontrata aktuale, për shkak të mos transmetimeve të ndeshjeve…
Kësti i gjashtë, praktikisht ato 233 milionë euro që Sky, Perform (Dazn) e Img duhet ti japin klubeve të serie A, brenda sezonit të ri. Në bazën e pretendimeve janë dhe para të munguara nga sponsorët, një situatë që mund të verifikohet edhe në vendin tonë.