Ivanka Trump ka postuar në Instagramin e saj urimin e veçantë për nënën e saj duke i shprehur gjithë dashurinë dhe mirënjohjen e saj, Ivanka e ka shkruar urimin për ditën e nënës, me disa nga fotot e rralla, ku shfaq të ëmën edhe në rininë e saj.

“Gëzuar Ditën e Nënës për të gjitha supermamat, veçanërisht për ato nëna që nuk kanë mundësi të përqafojnë fëmijët e tyre sot. Faleminderit që na dhatë jetë dhe dashuri. Mami, të mbush me puthje (virtualisht) dhe mirënjohje, sot dhe gjithmonë!”- shkruan Ivanka Trump në postimin e saj në rrjete sociale.
