Gjatë 24 orëve të fundit në Italia janë regjistruar 179 viktima nga koronavirusi, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 30.738.
Ndërkohë 744 persona janë konfirmuar pozitivë me koronavirus, duke e çuar numrin total e të infektuarve në vend në 219.814, nga të cilët vazhdojnë të jenë aktiv 82.488 raste.
Pacientët e shëruar nga koronavirusi në Itali janë 106.587 persona.
Kujtojmë se Italia ka nisur fazën e dytë të bashkëjetesës me virusin, ndërsa kurba e Covid-19 paraqitet e qëndrueshme.
Qeveria italiane pritet të aprovojë gjatë orëve në vijim ‘Planin ekonomik’ për ngritjen e ekonomisë pas dëmeve kolosale që pandemia po shkakton në të gjitha sektorët prodhues e tregtarë.