Legjenda e basketbollit amerikan Shaquille O’Neal mendon se sezonit aktual në NBA duhet t’i vijë fundi menjëherë, pasi nuk ka më kuptim të luhet, kur SHBA numërojnë q1indra viktima çdo ditë. Pavarësisht kontratave të majme, e përtej arsyetimeve ekonomike e sportive, sportisti ikonë, mendon se duhet të prevalojë ana njerëzore.
“Duhet të heqim dorë nga sezoni i basketbollit” tha Shaquille O’Neal, 4 herë kampion i NBA dhe tani opinionist sportiv në TV. “Të gjithë duhet të shkojnë në shtëpi, të përpiqen të ruajnë formën dhe të rikthehemi fuqishëm sezonin e ardhshëm. Të anulojmë kampionatin, nuk është e vështirë. Duhet të rinisim më pas me Play off kur të kalojë kriza. Cilado skuadër që fiton titullin, do kishte një “njollë” në krah të emrit të saj” tha Shaquille O’Neal.