Një makinë tip “Benz” është përfshirë nga flakët mëngjesin e ditës së sotme në fshatin Bickë, të Devollit. Përgjegjës për këtë ngjarje mësohet të jetë shtetasi me iniciale L.K., 34 vjeç, banues në fshatin Bickë, i cili dyshohet se për motive të dobëta, ka djegur mjetin e shtetasit Gj.Sh.
Sipas policisë autori i dyshuar i ngjarjes është arrestuar në flagrance.
Njoftimi i Policisë:
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, jemi njoftuar se në fshatin Bickë, ka rënë zjarr dhe për pasojë është djegur mjeti furgon tip “Benz” në pronësi të shtetasit Gj.Sh, 38 vjeç, i cili ndodhej i parkuar përpara banesës së tij.
Menjëherë policia filloi hetimet në lidhje me rastin, ku nga veprimet e kryera dhe provat e grumbulluara u bë zbulimi, identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit L.K., 34 vjeç, banues në fshatin Bickë, i cili dyshohet se për motive të dobëta, ka djegur mjetin e shtetasit Gj.Sh.
Shtetasi L.K., u arrestua në flagrancë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme”, njofton policia./arkiva.fjala.al/