Kryedemokrati Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme, në kuadër të përmbylljes elektorale të zgjedhjeve të 11 Majit, mitingun në Mirditë.
Berisha foli në fillim të fjalës së tij për fenomenin e largimit të shqiptarëve. Berisha tha se nga viti 2007 deri në 2014 Shqipëria ka pasur rritje të popullsisë, më pas ka pasur një largim masiv.
“E vërteta është kjo: që deri në vitin 2014, nga viti 2007 deri në vitin 2014, Mirdita, Lezha, Shqipëria u rrit në popullatë nga viti në vit, sepse kishte shpresë se Mirdita bëhet, se Shqipëria bëhet. Se i riu dhe e reja mund të realizonin ëndrrën e tyre shqiptare, ëndrrën e tyre mirditore. Më pas, nga 2014 deri më 2023, u larguan aq shumë shqiptarë nga Shqipëria, sikur të ishte një luftë. Sepse u “vranë” nga mungesa e pasigurisë dhe shpresës.”-tha Berisha. m.p.